Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Like rrëmbe sëpatën, shko priti duart deputetit të LSI që blinte vota


Kryeministri Edi Rama në mitingun e fundit elektoral nga Durrësi ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta duke ironizuar me thirrjet për prerje duarsh për ata që blejnë vota.

Rama i ka kërkuar Metës të presë duart e kandidatit për deputetit nga radhët e LSI-së për të cilin doli video akuzuese se bleu vota.

Po sot një deputet i Ilirit u kap duke vjedhur vota. Unë thashë tashi ti Like rrëmbe sëpatë, shko priti duart, mirëpo Likja nuk doli. Jo vetëm nuk doli, por lëshoi një postim “votoni, do jetë ditë feste, mos kini merak, ju vetëm votoni për demokracinë, vëllazërinë”. O Like, Like, ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrin me zor, dhe është më keq kur ta nxjerrin me zor, se kur e lë vetë. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord me ty, ditën e diel do të jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do të kthehen në lepuj, që të gjithë. Armata jonë e zemrave, mendjeve, qytetarisë, buzëqeshjeve, jo me klithma, britma, ulërima, sfurqe, sëpata, armë, por me zemër.

25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë kanë përfaqësuar një mallkim, që Shqipëria s’bëhet, që shqiptarët të shohin çfarë të kapin aty për aty, sepse këta janë vetëm ai mallkim që njëherë merr pamjen, emrin, zërin e Haxhi Qamilit, njëherë merr pamjet, emrin e zërin e Rrapush Xhaferrit, Sudes, Vehbiut, Saliut, pastaj merr pamjen e Lulit”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *