Vendosni fjalën kyçe....

Michael Moore pyet demokratët në SHBA: A jeni gati për një fitore të Trump-it?


Prodhuesi i dokumentarëve, liberali Michael Moore u ka bërë thirrje demokratëve që të zbresin me këmbë në tokë, lidhur me besimin e palëkundur që kanë se kandidati i tyre, Joe Biden, mund të mundë Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.

Një gjë të ngjashme, Moore, kishte bërë edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kur kundërshtarja e Trumpit ishte Hillary Clinton.

Regjisori i ‘Bowling for Columbine’ siguroi një grafik nga një sondazh i CNN, që tregonte Biden e Trump në një lidhje virtuale në sondazhet nga shtetet e lëkundura.

“A jeni gati për një fitore Trump? A jeni të përgatitur mendërisht që të tërhiqeni përsëri prej hunde nga Trump? A e gjeni rehatinë në sigurinë tuaj se nuk ka asnjë mënyrë që Trump të fitojë? A jenitëi kënaqur me besimin që keni dhënë në Konventën Kombëtare Demokrate?” – pyeti Moore ndjekësit e tij.

Moore publikoi një shkrim në korrik të vitit 2016, rreth 14 javë para zgjedhjeve, duke dhënë pesë arsye pse Trump do të fitonte në nëntor. Një nga arsyet ishte zgjedhja e një kandidateje jopopullore si Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *