Vendosni fjalën kyçe....

PD: Të shkarkohet numri dy i policisë së shtetit, agjent i sigurimit të shtetit


Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me emërimin e Albert Dervishajt si numrin dy të policisë së shtetit.

Në një deklaratë nga selia blu, demokratja Izmira Ulqinaku tha se edhe ëstë vërtetuar se Dervishaj ka qenë agjent i sigurimit të shtetit, sërish ai është emëruar në pozitën e lartë në shkelje të ligjit.

“3 ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin.

Asnjë fjalë nga Edi Rama, asnjë fjalë nga Sandër Lleshaj, dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e nëndrejtorit të policisë. Kryeministri në ikje dhe shërbëtori i tij, Lleshaj, heshtin, sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë. Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.” – tha Ulqinaku.

Më tej ajo shtoi se Dervishaj ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit për 10 vite radhazi dhe kjo faktohet nëpërmjet dosjes 7559 në degën e sigurimit në Korçë.

“Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.  Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti.” – vijoi deklaratën demokratja.

Në fund ajo bëri thirrje për shkarkimin e numrit dy të policisë si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Lleshaj e drejtorit të policisë, Veliu.

“Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.” – mbylli deklaratën Ulqinaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *