Vendosni fjalën kyçe....

A po kurohen me Remdesivir pacientët me Covid-19 në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë tender për blerjen e ilaçit


Ministria e Shëndetësisë ka çelur një tender për bleren e barit Remdesivir.

Tenderi me vlerë rreth 213 milionë lekë të vjetra parashikon blerjen e rreth 1200 njësive me rreth 177 mijë lekë për njësi. Remdesivir është një ilaç anti-viral me përdorim të gjerë.

Ai është përdorur e përdoret nga disa vende si trajtim për të sëmurët e infektuar me Covid-19.

Në këtë listë bëjnë pjesë SHBA-ja, India, Singapori, Japonia, BE-ja e Australia që e kanë lejuar përdorimin e tij për pacientët me simptoma të rënda.

Megjithatë nuk mund të thuhet nëse ilaçi në fjalë është destinuar për të sëmurët me Covid-19 në vend, teksa nuk ka asnjë lloj informacioni mbi protokollin e trajtimit të të prekurve nga koronavirusi në dy spitalet covid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *