Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton: Ndihem vërtet e lumtur dhe lehtësuar që Trump humbi


Dy herë kandidatja e dështuar për president, Hillary Clinton, tha se çdo perspektivë që e largon presidentit amerikan Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, e bën atë që të ndihet më mirë sesa është ndjerë katër vitet e fundit.

Në një intervistë të regjistruar në mesjavë për Forumin Global Reykjavík 2020 dhe raportuar nga CBS News, Clinton tha se ajo pret që të shohë se çfarë do ndodhë nëse dyshja demokrate Biden/Harris fiton zgjedhjet siç kanë parashikuar mediat kryesore.

“Unë jam duke u ndjerë më mirë sesa jam ndjerë në katër vjet.” – i tha Klinton, Melanne Verveer, drejtores ekzekutive të Institutit Georgetoën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Ndihem vërtet e lumtur dhe e lehtësuar, shumë mirënjohëse, e ngazëllyer për ekipin e Joe Biden dhe Kamala Harris, duke pritur me padurim t’i shoh ata të marrin zyrën e presidentit dhe të bashkojnë vendin tonë së bashku dhe të na kthejnë në rrugën e duhur për nga e ardhmja.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *