Vendosni fjalën kyçe....

Putin për 33 rusët e arrestuar në Bjellorusi para zgjedhjeve: Komplot i agjencive amerikane e ukrainase


Presidenti rus Putin ka deklaruar se arrestimi i 33 shtetasve rusë në Bjellorusi para zgjedhjeve ishte një komplot i oranizuar nga agjenci hije në Ukrainë e SHBA.

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, në kryeqytetin Minsk u arrestuan 33 shtetas rusë, të cilët sipas autoriteteve bjelloruse do destabilizonin vendin para zgjedhjeve.

Ndërsa autoritetet ruse e pranojnë se marrëdhëniet mes presidentit rus, Putin dhe atij bjellorus, Lukashenko, janë të tensionuara, sërish theksojnë se shtetasit rusë të arrestuar në Bjellorusi u përdorën nga agjenci hije në Ukrainë e SHBA.

“Ky ishte një operacion i përbashkët i agjencive të inteligjencës ukrainase dhe amerikane. Keni informacione të sakta lidhur me këtë. Disa pjesëmarrës në proces, vëzhgues, njerëz të mirëinformuar madje nuk po e fshehin më këtë gjë.” – tha Putin të enjten.

Sipas presidentit rus, qytetarët e ndaluar ishin drejtuar për në Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme për ‘punë absolutisht ligjore’.

“Megjithatë, ata ngecën në territorin bjellorus dhe u panë si një forcë e mundshme që mund të përdorej për të destabilizuar situatën gjatë fushatës zgjedhore, gjë që ishte absolutisht e pavërtetë. Unë do të doja të theksoja edhe një herë se ata njerëz ishin rrugës për të punuar në një vend të tretë.” – shtoi Putin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *