Vendosni fjalën kyçe....

Kolarov pritet të transferohet te Interi


Shumë burime tashmë e kanë konfirmuar që Aleksandar Kolarov do të jetë një lojtar i Interit që nga ky vikend, derisa marrëveshja me Romën është në përfundim e sipër  

Mbrojtësi i majtë është një zgjidhje më e lirë krahasuar me Emerson Palmieri, për të cilin Chelsea kërkon asnjë shifër më të vogël se 25 milionë euro.

Kolarov i ishte bashkuar Romës nga Manchester City për pesë milionë euro më 2017 dhe ka kontratë me romakët deri më 2021.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, Il Tempo dhe disa media tjera, dy klubet praktikisht e kanë kryer punën dhe pritet vetëm zyrtarizimi i serbit në Inter.

Do të jetë një transfer me para dhe nuk do të këtë kurrfarë shkëmbimi.

Serbi ka shënuar shtatë gola dhe bërë katër asiste në 32 ndeshje në Serie A për Romën sezonin e kaluar.

Kolarov është adaptuar që të luajë në mesfushë me pesë lojtarë, por ai mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.

Ai po ashtu do të sjell përvojë dhe lidership, një gjë që e kërkon Antonio Conte në Inter.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *