Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një 34-vjeçar shqiptar në Ekuador, dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës


Ergys Dashi, 34 vjeç, u vra në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia në veri të Guayaquil në Ekuador mbrëmjen e 22 janarit. Sipas burimeve policore të cituara nga mediat ekuadoriane, Dashi dyshohet se ka pasur lidhje me trafikun e drogës.

Vrasja u regjistrua natën e së shtunës, rreth orës 19:00, kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant dhe qëlluan mbi shtetasin shqiptar

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame  sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu u konstatua se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës, fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, identiteti i tij u zbulua se i përket shtetasit nga Shqipëria.

Gjatë atentatit u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej Ergys Dashi.