Vendosni fjalën kyçe....

Dilemat për rifillimin e mësimit në kohë pandemie, Shahini u përgjigjet pyetjeve


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një video-mesazhi i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me dilemat që kanë prindërit për fëmijët për rifillimin e mësimit me kushte të pandemisë.

Shahini tha se do zbatohet udhëzuesi i publikuar dhe të gjithë do informohen nga mësuesi apo drejtuesi i shkollës.

Për fëmijët që nuk shkojnë dot në shkollë do ketë mundësi online për të ndjekur ëmsimin si edhe mësimet në RTSH.

Në shkolla sipas udhëzuesit nuk lejohet ushqimi pasi duhet të hiqen maskat dhe rrit mundësinë për transmetimin e koronavirusit.

Pjesë nga komunikimi i Shahinit:

Mënyrën si udhëzuesi do zbatohet, do ju informojë mësuesi apo drejtuesi i shkollës.

PYETJA: A do ketë mundësi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?

Patjetër. Edhe leksionet në RTSH, që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në RTSH, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit.

PYETJA: Lëndët kryesore në shkollë, kush i përcakton lëndët kryesore?

Përcaktimi ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë në javë, matematika, gjuha, lëndët e shkencave. Në shkollat më të vogla, me më pak nxënës, ku rruhet distancimi social, aty do ketë gjithë plani mësimor. Tek ato me turne, aty do të jenë lëndët kryesore kombinuar dhe me mësim online.
Edukimi fizik do kryhet jashtë ambienteve, jo si më parë, por mësuesi duhet të garantojë distancimin fizik.
Secila shkollë do ketë kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e mësimit, protokollit. Të gjithë mësuesit do kenë rol në shkollë, edhe nëse lënda e tyre nuk zhvillohet si më parë.

PYETJA: Pse nuk lejohet ushqimi në klasë?

Paraqet rrezik. Nëse hahet në klasë duhet të hiqet maska. Rrezikohen të tjerët. Preket me duar dhe rrezikohen edhe mësuesi. Pra duhet të evitohet.

PYETJA: Dezinfektimi mes turneve?

Ka dezinfektim të thjeshtë dhe profesional. Ka dezinfektim ditor, që pastrohen klasat e tualetet. Mos hezitoni të na shkruani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *