Vendosni fjalën kyçe....

Pyetja e gazetarit që e zemëroi Joe Bidenin (VIDEO)


Joe Biden u zemërua të premten me një gazetar, pasi ky i fundit e pyeti atë për kthimin e fëmijëve në shkolla.

Biden nuk pranoi të thoshte nëse ai do t’i inkurajonte sindikatat e mësuesve për t’u angazhuar në bashkëpunimin për të ndihmuar kthimin e fëmijëve në shkolla, edhe pse një gjë e tillë inkurajohet nga vetë ekspertët.

Gazetari i CBS-së, Bo Erickson pyeti: “z. Biden, Task Forca COVID tha se është e sigurt që studentët të kthehen në klasa. A do t’i inkurajoni sindikatat të bashkëpunojnë më shumë për t’i sjellë fëmijët përsëri në klasa, zotëri? “

Në vend t’i përgjigjej pyetjes, Biden iu kthye gazetarit: “Pse ti je i vetmi djalë që bën gjithmonë pyetje?”.

Gazetari mori mjaft vlerësime në rrjetet sociale për pyetjen dhe shumë u zemëruan me qëndrimin e Bidenit nga tij.

“Ishte një pyetje e shkëlqyeshme që meriton një përgjigje nga Biden”– shkroi reporteri i Washington Examiner, Jerry Dunleavy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *