Vendosni fjalën kyçe....

Një fëmijë humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga shpërthimi i granatës, policia jep detaje për ngjarjen në Gramsh


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku humbi jetën një fëmijë dhe u plagos një tjetër nga shpërthimi i një granate.

Ngjarja ndodhi në fshatin Siman të Gramshit.

Dy fëmiëjt ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë me një granatë të vjetër e cila ka shpërthyer duke i plagosur.

Rrugës për në spital ndërroi jetë fëmija me iniciale A.Ll rreth 6 vjeç ndërsa bashkëmoshatari i tij me iniciale A.L ndodhet në spital.

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *