Vendosni fjalën kyçe....

Granatimet ruse vrasin dy persona dhe plagosin tre të tjerë në rajonin e Donetsk


Më 12 shtator, trupat ruse bombarduan Krasnohorivka dhe Avdiivka në rajonin e Donetskut, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur tre të tjerë. Ushtria ruse granatoi me artileri fshatin Krasnohorivka, duke lënë të vdekur një çift të moshuar.

“Një nga predhat 152 mm ka goditur një shtëpi private ku jetonin një grua 84-vjeçare dhe një burrë 71-vjeçar, duke vrarë të dy”, shkruante Prokuroria ukrainase në kanalin e saj Telegram.

I plagosur ka mbetur edhe një tjetër 70-vjeçare. Ajo u trondit dhe pësoi djegie në trup.

Herët në mëngjes, granatimet ruse plagosën dy civilë në shtëpinë e tyre në Avdiivka. Dy gra kanë pësuar plagë nga predha dhe fraktura.

“Dy civilë të tjerë pësuan plagë dhe fraktura nga predha – një nënë 82-vjeçare dhe një vajzë 55-vjeçare u sulmuan në agim në shtëpinë e tyre në Avdiivka,” shtoi gjithashtu zyra e Prokurorit të Oblastit Donetsk.