Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dy të rinjve në Shkodër, policia jep detajet e para


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhu rreth orës 20:10 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dy të rinjtë janë plagosur në këmbë dhe janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën, në lagjen Skënderbeg.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *