Vendosni fjalën kyçe....

“Navalny është helmuar” – Zëdhënësja e spitalit gjerman jep hollësitë


Lideri i protestës në Moskë, Alexei Navalny, është helmuar.

Ky është përfundimi në të cilin kanë mbërritur mjekët e spitalit Charite në Berlin ku Navalny po kurohet pasi erdhi nga Rusia në gjendje kome.

Zëdhënësja e spitalit gjerman tha se 44-vjeçari është helmuar nga një substancë që bllokon kolinesterazën në gjak.

Megjithatë mjekët nuk e kanë gjetur ende substancën që mund të ketë helmuar Navalny-n.

Ky i fundit është ende në gjendje kome pasi u transportua në gjendje të rëndë nga një spital rus, pasi u sëmur gjatë fluturimit.

Sipas zëdhënëses së tij, ai mund jetë helmuar pas pirjes së një çaji, e vetmja gjë që kishte konsumuar gjatë ditës para se të nisej në fluturim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *