Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Braktisja e Shqipërisë me pasoja katastrofike, koha që shqiponjat të kthehen në fole


Presidenti Meta është shprehut i shqetësuar pas një raporti të ‘The Economist’ për tkurrjen e plakjen e popullsisë në Shqipëri.

Kreu i shtetit shkruan se Shqipëria është vend me bukuri të jashtëzakonshme e pasuri natyrore, por pavarësisht kësaj po braktiset masivisht.

Ai bën thirrje që kjo gjë të marrë fund pasi është me pasoja katastrofike.

“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë. Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë  banorë. Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *