Vendosni fjalën kyçe....

Aplikimi për karta e pasaporta mbyllet më 30 dhjetor, rinis më 5 janar 2021


Ministria e Brendshme ka njoftuar qytetarët se zyrat e aplikimeve për dokumentet biometrike do jenë të hapura deri në 30 dhjetor ndërsa më 31 dhjetor ato nuk do ofrojnë më shërbim.

Sipas njoftimit, pezullimi i përkohshëm bëhet pasi kompania koncesionare do kryejë mirëmbajtjen vjetore e inventarin.

Rifillimi i aplikimeve për qytetarët do rinisë sërish në datën 5 janar 2021.

Njoftimi

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor. Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021. Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *