Vendosni fjalën kyçe....

Alexey Navalny me statusin “mysafir i kancelares”, u dërgua në spital me ambulancë ushtarake (Video)


Lideri i protestave kundër presidentit Putin në Rusi, Alexey Navalny, u bë zyrtarisht ‘mysafir i kancelares gjermane’ pas mbërritjes në Berlin për trajtim mjekësor, ku u transportua në një autoambulancë ushtarake.

Eskorta e policisë që shoqëronte Navalny-n, të cilën gazeta Bild e përshkroi si ‘pacienti nga i cili i ka sytë bota’, përfshinte disa automjete, autobusë policie dhe makina patrullimi.

Aktivisti, i cili ra në gjendje kome teksa ishte në fluturim, u transportua në spitalin e njohur Charite të Berlinit brenda një ambulance të ushtrisë gjermane.

Automjeti kishte shenja ushtarake dhe një targë të veçantë që tregon një kod që fillon me shkronjën Y, e cila përdoret ekskluzivisht nga ushtria gjermane.

Navalny u transportua nga Rusia të shtunën në mëngjes. Ai mbërriti me një avion charter dhe u ul në aeroportin Tegel të Berlinit në një zonë që përdoret për avionët ushtarakë.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se evakuimi i Navalny-t ishte një iniciativë private. Në të njëjtën kohë, ZDF-ja raportoi që Navalny-t i ishte caktuar statusi ‘mysafir i kancelares’ në dokumentet zyrtare gjermane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *