Vendosni fjalën kyçe....

Bujku në Tepelenë zbulon varrin antik, brenda kishte enë qeramike të mbushura me monedha (Fotot)


Një bujk në zonën e Tepelenës ka gjetur një varr të vjetër teksa punonte tokën me zetor. Brenda varrit të vjetër ai ka gjetur gjithashtu disa enë qeramike të mbushura me monedha.

Zbulimi është njoftuar nga ish-ministri socialist i Arsimit, Et’hem Ruka në Facebook.

Sipas tij, zbulimi është bërë në fshatin Turan të Tepelenës dhe varri me monedhat e vjetra datojnë në shekullin e 3-të apo të 2-të para Krishtit.

Ai bën thirrje që autoritetet të marrin masa sa më shpejt për për konservimin e zbulimit të gjetur.

“Te shpetojme trashegimine tone arkeologjike ne Turan te Tepelenes! Eshte urgjente! Dje postova dicka ne fb per Fortesen e Zharres ne Turan te Tepelenes. Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.

Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie. Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha  agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren. Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike! Fotot e meposhtme tregojne objektet e gjetura.” – shkruan Ruka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *