Vendosni fjalën kyçe....

Forumi IDU 2026 në Zagreb, Berisha pjesë e panelit për Ballkanin Perëndimor



Në datat 29–30 prill 2026, në ZagrebKroacisë do të zhvillohet Forumi IDU 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh liderë politikë dhe përfaqësues të partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota.

Ky forum synon të adresojë sfidat globale, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë vlerat e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të agjendës, një nga panelet kryesore do t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, me temë “Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërmbushur i Europës”. Në këtë panel do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pjesëmarrja e Berishës pritet të fokusohet në zhvillimet politike në rajon, sfidat e demokracisë dhe procesin e integrimit europian.

Forumi pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutim dhe koordinim politik mbi çështjet që prekin rajonin dhe më gjerë, me theks të veçantë në të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.