Vendosni fjalën kyçe....

Tiago Silva largohet nga PSG-ja, Çelsi i ofron 10 milionë euro në sezon


Pas humbjes ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi Tiago Silva deklaroi se ajo ishte ndeshja e fundit e tij me PSG-në.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, braziliani ka ende fuqi në këmbët e tij dhe oferta nuk ka munguar.

Siç shkruan Sportmediaset, që citon mediat britanike e braziliane, Silva pritet të nënshkruajë për Çelsin në Premierligën.

Klubi londinez i ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh për një sezon me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Pritet që palët të nëshkruajnë kontratën brenda kësaj jave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *