Vendosni fjalën kyçe....

Digjet xhamia 139 vjeçare në Afrikën e Jugut


Flakë masive kanë përfshirë xhaminë 139-vjeçare në qytetin Durban të Afrikës së Jugut, raporton Al Jazeera.

Shkaku për zjarrin në xhaminë “Grey Street” nuk dihet ende, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Zjarrfikësit arritën që ta vënë zjarrin nën kontroll brenda dy orësh.

Xhamia me strukturë historike mund të akomodojë deri në 7000 besimtarë dhe njihet si një ndër xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në hemisferën jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *