Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti i Konkurrencës: “Agro Blend”, “Miell Tirana”, “Bloja”, “Atlas” dhe “Atlas Mills” po caktojnë çmimet në treg


“Agro Blend SHPK”, “Miell Tirana SHA”, “Bloja SHA”, “Atlas SHA” dhe “Atlas Mills SHPK” po caktojnë çmimet e produkteve të miellit në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp Autoriteti i Konkurencës u bën thirrje këtyre kompanive “Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.

Autoriteti ka gjetur dhe vendos:

“I. Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal.

Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:

  1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
  2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
  3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
  4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.”

Sjellja e këtyre kompanive do të monitorohet për 1 vit.