Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se shoferi i saj, njëerazi nipi, Arbër Bufi, ishte ndaluar në mjetin zyrtar të bashkisë me një sasi droge.
Në reagimin e saj, Bufi thotë se nuk mund të ndodhë kurrë që burime njerëzore apo materiale të bashkisë të vihen në punë që janë në shkelje të ligjit.
Ajo shton më tej se lidhur me ndalimin e Arbër Bufit, shoferit të bashkisë ka një deklaratë nga policia ndërsa mediat që e kanë publikuar mashtrojnë.
Në fund Bufi thotë se bashkia do ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për shpifjet lidhur me çështjen në fjalë.