Vendosni fjalën kyçe....

Kamala Harris s’e hetoi klientin e firmës juridike të bashkëshortit kur ishte kryeprokurore e Kalifornisë


E nominuara për zv.presidente, demokratja Kamala Harris përjashtoi nga hetimi në kohën kur ishte kryeprokurore e Kalifornisë një kompani ushqimi që ishte kliente e firmës juridike të bashkëshortit të saj.

Si shefe e zbatimit të ligjit në Kaliforni midis 2011 dhe 2017, Harris shpëtoi nga hetimi një klient të firmës juridike Venable LLP, ku burri i saj, Douglas Emhoff, ishte një partner i profilit të lartë, shkruan Breitbart.

Ajo shmangu nga hetimi kompaninë Herbalife. Në atë kohë, Herbalife ishte një kliente e profilit të lartë të Venable, duke paguar firmën qindra mijëra dollarë për shërbimet ligjore çdo vit.

Një rast i tillë ndodhi në vitin 2015 kur prokurorët nga dega e San Diegos i dërguan asaj njëmemorandum të gjatë, duke shprehur nevojën për të filluar një hetim në Herbalife për praktikat mashtruese të marketingut, sipas Yahoo News.

Edhe para dërgimit të memorandumit, Herbalife kishte një histori të gjatë dhe të ndërlikuar në Kaliforni. Është e paqartë nëse Harris e ka parë memorandumin në fjalë pasi asnjë hetim nuk u hap ndonjëherë nga zyra e saj.

Pak kohë më pas, Harris u paraqit tek veprimtari për mbledhjen e fondeve në Washington D.C të organizuar nga grupi Podesta, që përfaqësonte Herbalife si. Më vonë po atë vit, Emhoff do të promovohej në drejtorin menaxhues të operacioneve të Bregut Perëndimor të Venable.

Kjo nuk ishte e vetmja herë që Harris nuk pranoi të ndërmarrë veprime kundër Herbalife. Në prill të vitit 2015, Harris refuzoi të bashkohej me 14 prokurorë të tjerë të shtetit, që i kërkonin Kongresit të hapte një hetim ndaj kompanive bimore për mos zbulimin e duhur të përbërësve në produktet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *