Vendosni fjalën kyçe....

Nipi e shoferi i kryebashkiakes së Roskovecit kapet me drogë në makinën e saj, procedohet penalisht


Nipi i kryeashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, që është njëkohësisht shofer i saj, është kapur me drogë në mjetin me të cilin lëviz zyrtarja.

Ai është proceduar penalisht. Lloji dhe sasia e drogës së kapur nuk dihet ende ndërsa lajmi është pohuar nga dega e PD-së në Roskovec.

Më herët gjatë ditës, policia e Fierit njoftoi për ndalimin e tre personave të cilëve iu gjet një makinë një sasi kanabisi.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Kryebashkiakja e Roskovecit nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Nga aksioni janë sekuestruar edhe 3 automjete.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.  A., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec.
D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *