Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat ndaj Bashës, reagon PD-ja: Neveri për maskaradën e orkestruar nga Rama dhe Top Channel


Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht lidhur me fushatën e nisur nga Top Channel, për akuzat ndaj Lulzim Bashës, për periudhën kur punonte në UNMIK pas luftës së Kosovës.

PD-ja në reagimin e saj e quan maskaradë të orkestruar fushatën e Top Channel, dhe deklaratat të fabrikuara në shërbim të Ramës.

Partia Demokratike e Shqipërisë përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve”-thuhet në reagim.

Më tej PD-ja sqaron se Basha gjatë punës së tij në UNMIK num ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së, dhe deklaratat e rreme janë të orkestruara nga Rama.

Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson.

Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit.

Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij!”-thuhet në komunikatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *