Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja demokrate në SHBA stis rrëmbimin para zgjedhjeve, i zbulohet mashtrimi (Video)


Sabrina Belcher, e cila po kandidon për kryetare bashkie në Sumter, Karolina e Jugut, është arrestuar me akuzën e falsifikimit të rrëmbimit të saj për të fituar vota. Ajo e transmetoi drejtpërdrejt të gjithë incidentin në Facebook.

Policia tha se kandidatja 29-vjeçare falsifikoi rrahjen dhe rrëmbim për të fituar ‘publicitet, simpati dhe vota në zgjedhjet e nëntorit’. Një burrë 34-vjeçar i quajtur Christopher Eady dyshohet se e ndihmoi atë të bënte videon e manipuluar.

Belcher raportoi në polici se një burrë po përpiqej ta grabiste, pasi kishte thyer xhamat në makinën e saj dhe e kishte rrëmbyer. Ajo pretendoi se nuk e njihte burrin, por policia zbuloi në hetimin e tyre se ajo kishte qenë në kontakt me sulmuesin e dyshuar, Eady, dhe dyshja kishin planifikuar ngjarjen ditë më parë.

“Kjo ishte thjesht një përpjekje për të krijuar çrregullim dhe pakënaqësi në komunitetin tonë për përfitime personale.” – tha shefi i policisë, Russell Roark.

Policia thotë se Belcher ka pranuar se e ka planifikuar. Ajo akuzohet për paraqitjen e një raporti të rremë dhe komplot.  Eady po akuzohet gjithashtu për komplot.

Belcher është një nga gjashtë kandidatët postin e kryebashkiakes së Sumter. Kryetari aktual, Joe McElveen, njoftoi këtë vit që ai nuk do të rikandidojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *