Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur në kërkim, gjatë kapjes goditi policin, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan


Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

40-vjeçari me iniciale Dh.B gjatë kapjes ka goditur edhe një efektiv policie.

Shtetasi Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje, por gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 40- vjeçari.

Si dhe procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”, 3 shtetas .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarëve okular nuk kanë kallëzuar krimin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *