Vendosni fjalën kyçe....

Zyra e Hotit: S‘ka shtyrje të takimit në SHBA. Vuçiç: Ata që ëndërrojnë pavarsinë, ta harrojnë


Ndërsa Serbia e ka lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së takimit të parashikuar për në datën 2 shtator në SHBA, zyra e kryeministrit të Kosovës, Hoti, ka deklaruar se nuk ka dijeni këtë gjë dhe se deri tani çdo gjë do shkojë siç është parashikuar.

“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë.” – ka thënë këshilltari i Hotit, Xhavit Beqiri.

Ndërsa kryeministri serb Vuçiç ka deklaruar se është i hapur për ndryshimin e datës duke theksuar se do i mbrojë interesat e Serbisë maksimalisht duke hedhur poshtë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ka iniciativë për lëvizje të datës. Do ta jap përgjigjen. Nuk besoj se do të jetë lehtë. A ndjej barrë mbi supe? Po, por mund të garantoj që do të luftoj për interesat e Serbisë. Atyre që po e ëndërrojnë pavarësinë, iu them se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *