Vendosni fjalën kyçe....

Samsungu do prezantojë modelin me bateri 7000 mAh


Samsung ka ndërmend të prezantojë një model ‘të çmendur’ me bateri 7000mAh. Modeli Galaxy M51 pritet të dalë në treg në muajin shtator.

Në rrjet janë zbuluar fotot e telefonit të ri dhe të dhënat teknike. Telefoni do ketë një ekran 6.5 inç me një kamera të vendosur anash për fotot selfie. Sensori për zhbllokimin e ekranit do jetë i vendosur në panelin e pasmë.

Aparati do ketë gjitashtu një USB tip C për karikimin dhe sinkronizimin e të dhënave. Ekrani do jetë si zakonisht Super Amoled, çipi do jetë i familjes  Snapdragon 730 i intervalit Qualcomm, i shoqëruar me 6 GB ose 8 GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme.

Kamera do jetë 64MP, një sensor ultra të gjerë 12MP, një sensor me thellësi 5MP dhe një kamera makro 5MP. Mbi pjesën e përparme, kamera është 32MP ndërsa bateria gjigante prej 7,000 mAh ju mundëson përdorimin e tij pa u shqetësuar për më shumë se një ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *