Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi përplaset me gazetarët: I bëni qoka kryeministrit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, është përplasur në emisionin “Open” është përplasur me gazetarët Alban Dudushi dhe Eni Vasili lidhur me transmetimet e ngjarjeve të tërmetit.

Kryemadhi ka akuzuar se mediat se i bëjnë qoka Kryeministrit dhe e transmetojnë gjithkund ku ai shkon.

Nga fjalët e kryetares së LSI-së reaguan gazetarët të cilët për të mbrojtur punën e tyre, ndërsa akuzat e ndërsjellta vazhdonin gjaatë debatit.

Debati i plotë:

Kryemadhi: Keni 16 ditë bëni propagandën e Ramës
Vasili: Sa herë të kam ftuar në këto 16 ditë, në telefon
Kryemadhi: Po sa e ndershme je ti në ftesat e tua?
Vasili: Sa e ndershme jam unë? Po hajde fol ti dhe … Pyete Lulim Bashën dhe thuaj
sa herë e kam ftuar
Kryemadhi: Po ti sje e ndershme në ato të tuat… Të mos i them tani në televizor më mirë
Vasili: Po mi thuaj
Kryemadhi: Pse s’ke bërë qoka live ti. Hë pra pranoje që s’ke bërë qoka

Kryemadhi: Po dhe ti Alban mos thuaj që ske bërë qoka
Dudushi: Po mirë më gjej qoka dhe flasim
Kryemadhi: Po ti ke bërë qoka me atë të studentëve (Emisioni me studentet gjatë protestës së vjetshme)
Dudushi: Pse qoka, apo se kërcënuat ju studentët me Bashën
Kryemadhi: Jo si kemi kërcënuar
Dudushi: Ti dhe Basha keni kërcënuar studentët të mos vinin në studio, sabotuat emisionin

Vasili: Kryemadhi kjo është e kotë, në ju ftojmë në shtëpi e ju derdhni kupën. Në këto ditë kemi pasur kamerat e tona në terren, kanë rrezikuar jetën gazetarët tanë.
Kryemadhi: Të të bëj një pyetje. A ka vajtur njëri në ato çadrat që u kaën dhënë atyre banorëve të prekur
Eni Vasili: Ne ju ftojmë juve këtu për të dhënë llogari dhe ju i kërkoni llogari medias 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *