Vendosni fjalën kyçe....

Marks&Spencer shkurton 7 mijë vende pune


Zinxhiri i njohur britanik i tregtisë Marks & Spencer njoftoi sot se planifikon të shkurtojë edhe 7 mijë vende pune.

Në njoftimin e kompanisë theksohet se gjatë tre muajve të ardhshëm do të largohen gjithsej 7 mijë persona për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

Ata theksuan se shënojnë shitje të mirë përmes internetit, por shitja e përgjithshme e këtij zinxhiri është larg nivelit të vitit 2019.

Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shitja e këtij zinxhiri është ulur për madje 47,9 për qind që kur dyqanet sërish u hapën më 15 qershor.

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë janë ulur për 38,5 për qind gjatë 13 viteve të fundit, tha kompania britanike, duke shtuar se është rritur shitja përmes internetit.

Kompania momentalisht ka gjithsej 40.000 punonjës.