Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Jam i ftuar në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të 2020-ës


Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e saj të parë virtual për liderët e 2020-ës dhe Taulant Balla thotë se është i ftuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, falenderon përmes një postimi ambasadorin Dereck Mutchel për ftesën.

Sipas Ballës, ky forum do t’u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.

Forumi do të mbahet me datë 17 deri 20 gusht dhe që përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.

“Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike.
Edhe pse virtual, Forumi i Demokratëve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet”, shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *