Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë i tha Francois Hollande-Carla Brunit, që e shokoi? (VIDEO)


Karla Bruni-Sarkozi dhe ish-presidenti francez, Fransua Holond, e kanë lënë internetin të gëlojë nga teoritë konspirative gjatë një momenti, në dukje “të fortë” gjatë bisedës së tyre, me përdoruesit e rrjeteve sociale që përpiqen të gjejnë ato që tha ish-kreu i Elizesë, duke e lënë të shtangur bashkëshorten e paraardhësit të tij.

Të dy u kapën në aparat fotografik duke biseduar qetësisht gjatë funeralit të ish-presidentit Zhak Shirak në Paris, kur Bruni befas tërhiqet duke parë në mënyrë të habitur.

Përdoruesit që vunë re reagimin çuditërisht të ashpër u habitën se çfarë mund të kishin diskutuar të dy dhe teoritë konspirative shpërthyen në internet.

Për të mbërritur deri në fund të misterit, një ndjekës i Hollandë në ‘Twitter’ i kërkoi ish-presidentit të tregonte se çfarë i tha Brunit dhe ai e zbuloi duke rrëfyer se i kishte thënë: ‘Unë nuk ha më, nuk fle më’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *