Vendosni fjalën kyçe....

Kosova raporton tjetër numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19, 11 vdekje e 205 raste të reja


11 viktima ka raportuar Kosova në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Sipas institucioneve respektive, në vend janë zbuluar 205 raste të reja me koronavirus nga 521 analiza të kryera.

Numri i sotëm i viktimave se ka çuar në 365 numrin e pacientëve që sipas autoriteteve zyrtare kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin e ri.

Kosova ka disa ditë që raporton numër të lartë të personave të vdekur lidhur me Covid-19 e po kështu edhe të rasteve të reja duke pasur një bilanc tejet negativ jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *