Vendosni fjalën kyçe....

Rodrigo Duterte: Do ta injektoj i pari vaksinën ruse kundër Covid-19


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte beson se vaksina kundër COVID-19 nga Rusia do të jetë e efektshme, e madje deklaron se do të jetë i pari që do e injektojë atë për të dëshmuar se sa e sigurt është.

Në një fjalim natën vonë të hënën, Duterte tha: “Unë jam shumë i lumtur, sepse Rusia është mikja jonë… Ata do na japin vaksinat dhe nuk kanë thënë asgjë për pagesën”.

Duterte tha se ai e shihte këtë si një ndihmë që vinte nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ai tha që ai dhe Putin do të diskutonin se sa vaksina do të duheshin në Filipine.

Sidoqoftë, Duterte tha se do duhen studime klinike mbi vaksinën dhe u vetëofrua për ta testuar.

“Disa njerëz do ta injektojnë vaksinën dhe pastaj ne do të shikojmë rezultatet … Do t’ju jepet vaksina dhe do të shihni nëse trupi juaj do ta pranojë apo jo… Do të ketë vullnetarë. Tani kur vaksina të arrijë, që të mos ketë fjalë unë vullnetarisht do ta injektoj atë në publik. Do të jem i pari që do të eksperimentohem.”– tha Duterte, citon CNN.

Duterte tha se ai do t’i tregonte Putinit se kishte besim të madh në studimet e Rusisë në COVID-19. Duterte përsëriti se ai po shpresonte që vaksina do të ishte në dispozicion brenda këtij viti në mënyrë që vendi të mund të kishte “një Dhjetor pa COVID”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *