Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rrallë, gjendet në Rusi diamanti më i madh me ngjyrë


Prodhuesi kryesor në botë i diamanteve, ALROSA, ka zbuluar një diamant rreth 236 karatësh me ngjyrë të thellë qelibari në minierën e tij në rajonin verilindor të Yakutias.

Guri i çmuar mahnitës është diamanti më i madh me ngjyra i nxjerrë ndonjëherë në Rusi.

Xhevahiri unik në ‘ngjyrë të verdhë-kafe të fortë’, që mendohet të jetë i vjetër 120 deri 230 milionë vjet, u gjet në minierën Ebelyakh në lumin Anabar, zbuloi ndërmarrja e minierave të premten.

Ndërsa miniera ndodhet në veriun e largët të Rusisë, e njohur për klimën e saj të ashpër, puna atje është e kufizuar kryesisht gjatë muajve të verës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *