Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbinjtë nisin të bien befas nga lartësia, të gjithë ia mbathin me vrap (Video)


Njerëzit u panë duke ikur për të shpëtuar teksa një gur i madh ra gjatë ndërtimit të rrugëve në një zonë malore në republikën jugore të Dagestanit në Rusi.

Pamjet ishin të frikshme por personat arritën fatmirësisht të shmangeshi në kohë.

Një ortek shkëmbinjsh u rrëzua në rrugën e papërfunduar nga lartësi të mëdha, duke lënë pas një re pluhuri të zi.

Punëtorët e ndërtimit reaguan me shpejtësi dhe u larguan me shpejtësi e po kështu edhe ata që filmuan fatkeqësinë nga dhjetëra metra larg u detyruan të mbyllnin telefonat dhe të tërhiqeshin.

Askush nuk u lëndua, por ndërtimi duhej të ndalohej pasi rruga mbeti e bllokuar me shkëmbinj dhe mbeturina të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *