Vendosni fjalën kyçe....

Rusia prezanton zyrtarisht vaksinën e parë kundër Covid-19


Institucioni ‘Gamelei’ i Moskës mund të regjistrojë vaksinën e parë kundër Covid-19 në botë në 12 gusht, zbuloi zëvendësministri i Shëndetësisë.

Oleg Gridnev tha se punonjësve të mjekësisë dhe të moshuarve do t’u jepet përparësi për imunizimin.

Ministri Murashko, njoftoi javën e kaluar se një program mbarëkombëtar i vaksinimit planifikohet të fillojë në tetor. Ai shtoi se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria.

“Regjistrimi i vaksinës së zhvilluar në Gamelei Center do të bëhet në 12 gusht,” u tha Gridnev gazetarëve në Ufa të premten në mëngjes, siç citohet nga RIA Novosti.

“Tani faza e fundit, e treta, është duke u zhvilluar. Kjo është pjesa e testimit dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duhet të kuptojmë se vaksina duhet të jetë e sigurt.” – shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë zyrtare, sqaroi se ‘dokumentet e kërkuara për regjistrimin e vaksinës të hartuara nga Gamelei, përfshirë të dhënat nga provat klinike, janë në shqyrtim.

Provat klinike filluan në Universitetin Sechenov të Moskës në 18 qershor. Në një studim që përfshinte 38 vullnetarë, vaksina i kaloi protokollet e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *