Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në SHBA dhunojnë të moshuarën, i derdhin kovën me bojë në kokë (Video)


Protestuesit e Antifa-s e lëvizjes Black Lives Matter janë rikthyer sërish në demonstrata në Portland.

Ata janë filmuar duke dhunuar dy gra të moshuara, njërës prej të cilave i kanë derdhur në kokë një kovë me bojë.

Sipas policisë së Portlandit, qëllimi i tyre në protestën e fundjavës ishte vandalizimi i dyqaneve dhe personave që i kundërshtonin.

Protesta në SHBA kanë shpërthyer prej disa javësh tashmë pas vdekjes së afro-amerikanit Goerge Floyd.

Ato janë kthyer në të dhunshme dhe javë pas jave ka pasur pamje të vandalizimit e grabitjes së bizneseve e dhunës ndaj qytetarëve të tjerë.

Të organizuara nga BLM e Antifa, ato sipas kryeprokurorit Barr kanë synime të qarta dhe janë destabilizmi i rendit kushtetues në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *