Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga murtaja një person në Kinë, futet në karantinë fshati


Kina raportohet se ka mbyllur një fshat në pjesën veriore të vendit, pasi shpërthimi i Murtajës Bubonike çoi në vdekjen e një banori.

Lajmet vijnë pak muaj pas shpërthimit të Covid-19, që kishte si origjinë Kinën. Pekini është akuzuar se ka gënjyer botën lidhur me pandeminë e në bashkëpunim me OBSH-në kanë përgjegjësi për përhapjen e koronavirusit të ri.

Pak javë më parë, Murtaja Bubonike u shfaq së pari në Mongoli, në disa fshatra kufitare me Kinën por kjo e fundit deklaroi se e kishte situatën nën kontroll.

“Autoritetet në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme kanë mbyllur një fshat pasi një banor atje vdiq nga murtaja bubonike, një sëmundje shekullore përgjegjëse për pandeminë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore,” njoftoi CNN të premten.

“Vdekja u raportua tek autoritetet shëndetësore në qytetin Baotou të dielën dhe viktima u konfirmua se ishte një pacient me plagë bubonike”, tha Komisioni Shëndetësor Komunal Baotou në një deklaratë në faqen e tij të internetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *