Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë autobusi në Paskuqan (FOTO/VIDEO)


Një autobus ka shpërthyer në flakë pak momente më parë, në zonën e Paskuqanit. Incidenti ka ndodhur në Rrugën Demokracia rreth orës 13:00.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk ka persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë zbritur nga autobusi.

Paraprakisht besohet se autobusi ka pësuar një defekt në motor, megjithatë priten në vijim informacione nga policia.

Zjarrfikëset mbërritën pak minuta më pas duke bërë të mundur fikjen e flakëve. Incidenti ka shkaktuar trafik në zonë ndërsa situata për momentin është normalizuar e trafiku është lehtësuar disi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *