Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Los Angeles-it kërcënon qytetarët që organizojnë festa: Do ju presim ujin e dritat


Kryebashkiaku i Los Angeles, Eric Garcetti, ka paralajmëruar se banorët që organizojnë festa të mëdha në shtëpi rrezikojnë të mbesin pa energji elektrike e pa ujë pasi autoritetet do ua presin.

Paralajmërimi i tij vjen teksa kufizimet lidhur me pandeminë Covid-19 janë rikthyer në vend.

Duke filluar nga e premtja, Garcetti tha se Departamenti i Ujit dhe Energjisë i qytetit (DWP) do të ndërpresë shërbimin ndaj pronave ku ka shkelje të urdhrave të shëndetit lokal, duke përmendur festat shtëpiake në Hollywood Hills dhe Calabasas javët e fundit, të cilat ai tha se ishin mbajtur në kundërshtim ‘flagrant’ të ligjit.

“Ndërsa ne kemi mbyllur tashmë të gjitha baret dhe klubet e natës, këto festa të mëdha në shtëpi janë bërë në thelb klube nate.” – tha kryetari i bashkisë të mërkurën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *