Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Nëse Rama e ka seriozisht me mbylljen e basteve do jem i pari që do e falenderoj


Deputeti Dashamir Shehi ka folur për nismën më të fundit nga ana e Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kazionove dhe basteve sportive, për të cilën edhe ai ka qenë në mendje.

Shehi në intervistën etij për Ora Neës ka thënë se nëse kjo nismë do realizohet dhe nuk është pjesë e ndonjë skemë do jetë i pari i cili do e falenderojë.

Më tej Shehi ka thënë se nëse pikat e basteve online do jenë pjesë e ndonjë zullumi dhe do përfitojnë të huajt nga ndonjë monopol i mundshëm atëherë do jetë shumë e turpshme.

Përtej rastit që është i vonuar, më mirë vonë se kurrë, unë për vete e aprovoj me të dyja duart. Por, rri me shpresën që këto që po thotë të jenë të sinqerta, nuk janë pjesë e ndonjë skeme që ai mendon vazhdimisht.

Shpresoj që atë që tha se nuk do të ketë as monopol online, do të mbyllen dhe këto. Nëse mbyllen ato që janë në rrugë dhe bëjmë shumë mirë për këtë, e përshëndes për këtë punë dhe paratë e këtyre luhen në kompjuter është po e njëjta gjë, madje është pak me keq se mirë keq ai sektor kishte krijuar nja 10 mijë vende pune që është vështirë të rikuperohen.

Diçka paguhesh edhe me korrupsionin e madh në buxhet të shtetit. Nëse do ta transferojnë në ndonjë linjë online ku paratë i marrin të huaj dhe 2-3 në Shqipëri kjo do të jetë shumë e turpshme. Por, unë shpresoj që përtej zullumeve që ka bërë që ky ti mbylli. Ditën që t’i mbyllë unë do ti them i pari faleminderit”- u shpreh Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *