Vendosni fjalën kyçe....

Trump për shpërthimin në Liban: Sulm i tmerrshëm, ishte një lloj bombe


Presidenti amerikan Donald Trump nuk beson se shpërthimi në Beirut ka qenë një aksident në një depo me nitrat amoniumi, por e ka quajtur atë një “sulm të tmerrshëm”.

“Unë jam takuar me disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe ata thjesht duket se mendojnë se nuk ishte një ngjarje e një lloj fabrike prodhimi … Ata duhet ta dinë më mirë se unë dhe duket se mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe.”-tha Trump.

Presidenti amerikan nuk tha se çfarë informacioni kishin përdorur gjeneralët e tij për të formuar këtë opinion, por kjo bie ndesh me vlerësimet e zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme.

Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende, por kryeministri libanez Hassan Diab ka fajësuar për shpërthimin mijëra ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo në mënyrë të rrezikshme për gjashtë vjet.

Nitrati i amonit është një përbërës kimik që përdoret si pleh dhe gjithashtu në eksploziv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *