Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 50 numri i viktimave në Liban, mbi 2500 të plagosur


“Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Bejrutit është dyfishuar në të paktën 50 viktima”  tha Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan për gazetarët para një spitali, raporton CNN.

Hassan tha se të paktën 2.750 persona tjerë janë plagosur nga shpërthimin masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit.

Situata është kaotike edhe në spitale. Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”-tregon një dëshmitar.

Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital.

Media lokale njoftojnë se një nga spitalet kryesore, Universiteti Amerikan-Qendra Medicinale e Bejrutit është mbushur me pacientë.

Një producent i CNN në Beirut e përshkruan situatën si kaotike.

“Disa njerëz kanë thyer gjymtyrët, disa janë lënduar nga xhamat” tha Ghazi Balkiz.

Unë hyra brenda, pashë disa njerëz të shtrirë në dysheme. Disa njerëz kishin ndërruar jetë”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *