Vendosni fjalën kyçe....

Damian Gjiknuri: Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni emrin e kandidatit tonë për president


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur në një prononcim për mediet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Ai deklaroi se sot pas mbledhjes së Kryesisë do të jepen emrat e kandidaturave për Presidentin e ri.

“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do e bëj siç duhet rolin e Presidentit.”– tha ai.

Gjiknuri tha se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konsultime të ngushta dhe për profilin që duhet të ketë kandidati si i përshtatshëm në këtë moment për vendin.

Ai theksoi se raundet e para ia lanë opozitës në dorë për të dhënë kandidaturat e tyre, por kjo gjë nuk ndodhi.

“Ja lamë opozitës në dorë se si do e formatonin grupin e tyre negociator, për të dalë me janë kandidat apo me disa kandidatë. Preferuam më shumë konfrontimin para mediave se sa negociata konkrete. Është shans i humbur nga ana e opozitës, nuk kam çfarë të shtoj më. Ermi i Presidentit do të diskutohet sot në kryesi, ku është marrë mendimi edhe i deputetëve.

Janë zhvilluar konsultime për profilin e duhur që i duhet vendit në këtë moment. Do të thotë që të gjitha emrat janë në konsideratë, por natyrshëm grupi negociator do të marrë vendim për propozimet përkatëse. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur se do të kemi shumë shpejt një President të zgjedhur.”– tha Gjiknuri.