Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu njofton ndryshimin e politikës së jashtme


Izraeli do rishikojë politikën e tij të jashtme për ta bërë atë më të qëndrueshme me prioritetet e tij kombëtare, tha të mërkurën kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili formoi një qeveri të re muajin e kaluar pas zgjedhjeve të parakohshme.

Vendi nuk do të ulë më kokën në përgjigje të kërkesave të botës, tha ai në një konferencë të mbajtur nga lëvizja sioniste Betar në Jerusalem.

“Zëri ynë do dëgjohet në botë,” tha kryeministri ndërsa njoftoi ‘një rishikim të marrëdhënieve me jashtë’ midis ndryshimeve të tjera të politikave që qeveria e tij e sapoformuar po planifikon të prezantojë.

“Në vend që t’u dorëzohemi diktateve të komunitetit ndërkombëtar, ne do mbrojmë me krenari interesat tona në shtetin e Izraelit dhe tokën e Izraelit,” shtoi ai.

Netanyahu nuk iu referua ndonjë kombi apo organizate ndërkombëtare specifike që mund të preket nga kjo politikë e re. Ai nuk përmendi as konfliktin e vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit. Megjithatë, ministri i jashtëm izraelit i sapoemëruar, Eli Cohen, njoftoi ndryshimin e politikës së vendit të tij edhe në Ukrainë.

Izraeli do të bënte më pak deklarata publike për këtë çështje, tha ministri, ndërsa ende premtonte ndihmë ‘të rëndësishme’ humanitare për Kievin. Ai gjithashtu konfirmoi se do të fliste me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, drejtpërdrejt këtë javë.