Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptare në mesin e 10 këngëtareve më të dëgjuara në “Spotify”


Spotify ka publikuar listën e 10 këngëtareve më të klikuara në këtë platformë, dhe shqiptarët nuk mund të ishin më të lumtur për dy emra që paraqiten në këtë listë: Dua Lipa dhe Ava Max.

Dua Lipa është në vendin e tretë të listës, duke lënë pas emra si Ariana Grande, Lady Gaga, Halsey, Beyonce, Nicki Minaj apo Rihanna. Ajo ka hyrë në histori si e para artiste femër me 4 këngë me mbi 1 miliard transmetime, duke thyer rekordin e Ariana Grandes me 2 këngë të tilla.

Ndërsa Ava Max ndodhet në vendin e 10-të.

Lista kryesohet nga Taylor Swift e cila me albimin e saj Folklore ka marrë më shumë se 80.6 milionë klikime në një ditë të vetme, shifra më e lartë ndonjëherë e arritur nga një artiste femër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *