Vendosni fjalën kyçe....

Po shpëtonte 3 fëmijët e tij nga dallgët, por 30-vjeçari britanik mbytet vetë


Një baba hero në të 30-at e tij ka vdekur pas shpëtimit të tre fëmijëve të tij, kur ata u tërhoqën nga një dallgë në brigjet e Uellsit, në Britani.

Policia e Uellsit të Veriut konfirmoi ngjarjen, duke thënë se babai i ri ishte me pushime në atë zonë dhe ndërroi jetë pasi ishte tërhequr nga dallgët.

Daily Mail shkruan se dëshmitarët thanë që kishin parë tre fëmijë që kishin vështirësi me ujin dhe një njeri që mesa u kuptua ishte babai i tyre, u fut në ujë për t’i nxjerrë ata në breg.

Nëna e fëmijëve ndau në ankth një postim në Facebook kur mësoi për incidentin e tmerrshëm. Ajo shkroi: “A është dikush në Barmouth ASAP ? Fëmijët e mi ishin duke u mbytur në det dhe babai i tyre i ka nxjerrë ata, por tani fëmijët e mi janë vetëm dhe nuk e di ku.”

Gazeta britanike shkruan se dy prej fëmijëve u dërguan në spital për trajtim dhe fatmirësisht nuk patën lëndime të tjera serioze.

Rojet bregdetare u njoftuan për incidentin në Uells nga një telefonatë pasditen e së dielës, dhe menjëherë nisën një varkë shpëtimi së bashku me helikopterin dhe Ambulancën Ajrore.

Fatkeqësisht pas arritjes në vendngjarje, babai i 3 fëmijëve kishte ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *